DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përkujtohet Heroi i Kosovës Bahri Fazliu, Latifi: Ishte udhërrëfyes si të punohet, si të luftohet, si të vdiset për liri

7 Maj 2025
A A
Përkujtohet Heroi i Kosovës Bahri Fazliu,  Latifi: Ishte udhërrëfyes si të punohet, si të luftohet, si të vdiset për liri
Share on Facebook

Me rastin e 27-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu, u bënë homazhe te varri i tij në Velani të Prishtinës, ku morën pjesë familjarë, bashkëveprimtarë dhe përfaqësues institucionalë, raporton Ekonomia Online.

Nipi i heroit, Fahriu, tha se kjo ditë ishte veçanërisht e dhimbshme për familjen, pasi mungoi babai i tij, i cili për herë të parë nuk ishte i pranishëm për shkak të ndalimit në Hagë.

“Sot po bëhen 27 vite nga rënia heroike e axhës tim. Sot ishte një ditë më me dhimbje për ne dhe familjen, sepse babi i cili gjendet në Hagë padrejtësisht po mungon pas 27 vjetësh që ka qenë prezent në çdo përvjetor. Ne Bahriut i kujtojmë vetëm poezitë e tij që i ka lënë: ‘Edhe vdekjen do ta puth, kur lufta do të kërkoj, edhe nga varret do të ngrihem e luftën kurrë s’do ta pushoj”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përkujtoi Bahri Fazliun si një mik të afërt dhe figurë frymëzuese për brezin e tij.

“Kam qenë njëri prej shokëve të ngushtë të tij, njëri prej të shumtëve, që do ta kujtojmë për jetë e mot. Ka qenë një djalë i zgjuar, i përgatitur në aspektin moral, politik, një atdhetar i dëshmuar, një udhëheqës i shkëlqyer, një ideolog, një mësues i mirë, jo vetëm për mua, por për shumë nga brezi im , sepse ka qenë dhe mbetet udhërrëfyes se si të ecet, si të punohet, si të luftohet dhe se si të vdiset për liri. Rënia e tij më 7 maj 1998 në trekufirin që i ndan shqiptarët – Kosovë, Mali i Zi, Shqipëri – është humbje e madhe e pakompensueshme për lëvizjen çlirimtare, për lëvizjen kombëtare për çlirimin e Kosovës”, tha ai.

Bashkëluftëtari i Fazliut, Valon Murati, tha se ai ishte një prej figurave qendrore të përpjekjeve për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë një prej figurave qendrore të përpjekjeve tona për liri. Sot 27 vjet ai ka rënë në betejë me forcat serbe. Tërë jeta e tij ka qenë jetë e një veprimtari kushtuar lirisë së Kosovës”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 749)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com