DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përleshje e dhunshme në Vlorë- Biznesmeni që u kërcënua është Vasil Bedinaj, pronari i hotel “Regina”

3 Shtator 2026
A A
Përleshje e dhunshme në Vlorë- Biznesmeni që u kërcënua është Vasil Bedinaj, pronari i hotel “Regina”
Share on Facebook

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike është regjistruar mesditën e sotme në një prej hoteleve në zonën e Orikumit, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash, janë përleshur me pronarin e hotelit.

Sipas raportimeve në media, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në ambjentet e hotel “Regina”, ku disa persona fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, Vasil Bedinaj ndërsa më pas kanë përdorur armët dhe sipas raportimeve në media dyshohet se shkak është bërë një gjobë prej 5 milionë eurosh.

Mes palëve ka pasur përplasje fizike, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Sipas raportimeve dy personat që janë aksidentuar janë arrestuar dhe janë nga Tirana, por identiteti i tyre ende nuk bëhet publik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com