DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përmbyllet regjistrimi i votuesve jashtë vendit: Aprovohen 71 mijë, refuzohen mbi gjashtë mijë

7 Dhjetor 2025
A A
31 mijë vota më shumë, Elezi nga KQZ-së sqaron situatën me mospërputhjen e votave dhe pjesëmarrësve në zgjedhje
Share on Facebook

Procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është përmbyllur në mesnatën e së shtunës. Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili tha se vlerësimi i aplikimeve është ende në proces dhe pritet të përfundojë gjatë ditës.

Sipas tij, gjatë periudhës 11-ditore nga 26 nëntori deri më 6 dhjetor, përmes platformës zyrtare të KQZ-së janë dorëzuar mbi 84,700 kërkesa për regjistrim për votim jashtë vendit. “Është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71,900, ndërkaq janë refuzuar rreth 6,700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5,900 aplikime”, tha Elezi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se shumica e votuesve të regjistruar kanë zgjedhur të votojnë me postë, ndërsa një numër më i vogël ka optuar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. “Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 51,000 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe rreth 2,500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, rreth 18,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, tha Elezi.

KQZ pritet t’i publikojë rezultatet përfundimtare të verifikimit të aplikimeve pas përmbylljes së procesit të vlerësimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 588)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 320)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (341)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com