DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përparim Rama i kundërpërgjigjet Alban Krasniqit: Gjuha e urrejtjes nuk e ndryshon ligjin, do të paditesh për shpifje

29 Korrik 2026
A A
Përparim Rama i kundërpërgjigjet Alban Krasniqit: Gjuha e urrejtjes nuk e ndryshon ligjin, do të paditesh për shpifje
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, i cili e kishte quajtur atë “vrasës” pas një incidenti me vinç në kryeqytet.

Rama e ka quajtur këtë fjalor si vazhdimësi të “gjuhës së urrejtjes dhe linçimit” që sipas tij përbën identitetin politik të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka paralajmëruar padi gjyqësore për shpifje ndaj Krasniqit dhe të gjithë personave të tjerë të përfshirë.

Përmes një reagimi publik, kreu i Prishtinës sqaroi ndarjen e përgjegjësive ligjore lidhur me sigurinë në punë dhe lejet e ndërtimit, duke akuzuar eksponentët e pushtetit qendror për padije dhe dashakeqësi.

“Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, verifikimi i sigurisë teknike të vinçit (kranit), kontrolli i dokumentacionit teknik, inspektimi i pajisjes, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë kompetencë ekskluzive e Inspektoriatit Qendror të Punës, institucion i nivelit qendror,” ka deklaruar Rama.

Ai shtoi se Inspektorati i Kryeqytetit ka për detyrë vetëm mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve të lejes së ndërtimit dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar, e jo kontrollin teknik të pajisjeve të ndërtimit.

Përveç sqarimit ligjor, Rama ka adresuar kritika të ashpra ndaj 6-vjeçarit të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si “fatkeqësi të vendit”.

“Alban Krasniqi ti dhe të gjithë të tjerët që keni shpifur do të paditeni! Fatkeqësia, përveç humbjes së një jete, është fakti që qeverisja u ka rënë në dorë këtyre njerëzve të paditun e të frustruar,” tha ai.

Rama përmendi edhe mungesën e investimeve kapitale nga niveli qendror, prishjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si dhe përdorimin e metodave linçuese ndaj kritikëve.

Kreu i Prishtinës deklaroi se sovrani do t’i kthejë ata “në rrugë”, aty ku sipas tij ka nisur aktivitetet e veta me sulme ndaj policisë dhe institucioneve të shtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com