Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa fotografi nga punimet në kryeqytet, duke thumbuar njëkohësisht Lëvizjen Vetëvendosje.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka përdorur disa fraza të njohura të kryeministrit Albin Kurti, duke ironizuar me kritikat e mëhershme.
“Fillimisht RENDERI! Tani BAGERI! Dhe tash PROJEKTI. Po e dini ju! NTM”, ka shkruar Rama.
