Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për lirim të hapësirave publike në Veternik.
Në pamjet që ka publikuar Rama, shihen mjetet e rënda duke rrëzuar autolarjen e pikës së kompanisë së derivateve të karburanteve, Shell, shkruan Insajderi.
“Lirimi i hapësirave publike”, mbishkruhet në videon e Ramës.
Kjo kompani, siç duket, nuk është pajisur me leje nga komuna për ndërtimin e kësaj autolarjeje.
