DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përplasje brenda LDK-së: Të pakënaqurit çojnë në Kuvend nismën për rrëzimin e Abdixhikut

14 Korrik 2026
A A
Pas certifikimit të zgjedhjeve, Kryesia e LDK-së mblidhet nesër për diskutime politike
Share on Facebook

Pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj udhëheqjes aktuale pritet të marrin një zhvillim të ri, pasi një grup delegatësh ka paralajmëruar dorëzimin e nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.

Iniciativa synon që në këtë kuvend të shqyrtohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Nga 355 delegatë sa ka Kuvendi i kësaj partie, deri tani janë siguruar rreth 150 nënshkrime, ndërsa për thirrjen e Kuvendit nevojiten 118.

Sipas procedurave të përcaktuara në statutin e LDK-së, pas dorëzimit të nënshkrimeve, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërrasë Kuvendin brenda afatit prej 60 ditësh.

Kjo lëvizje vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, i cili ka shkaktuar pakënaqësi te disa zyrtarë të lartë dhe struktura të degëve të LDK-së. Disa prej tyre kanë kërkuar përgjegjësi nga Abdixhiku, përfshirë edhe dorëheqjen e tij dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme.

Megjithatë, kryetari i LDK-së ka deklaruar se nuk planifikon të japë dorëheqje. Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e rregullta për kryetar janë të parapara për vitin e ardhshëm dhe ka theksuar se do të respektojë statutin e partisë.

“Çfarëdo nënshkrimi që deponohet, unë menjëherë, me statut, e thërras Kuvendin”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se LDK duhet t’i zhvillojë debatet brenda strukturave të saj.

Ai ka bërë thirrje që partia të shmangë përçarjet dhe të fokusohet në funksionimin e saj institucional, duke theksuar se nuk dëshiron ndarje brenda LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com