DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përplasje mes Lutfi Hazirit dhe Dukagjin Goranit: Ku janë dallimet me PDK-në? – Haziri: Gjithçka!

3 Nëntor 2026
A A
Përplasje mes Lutfi Hazirit dhe Dukagjin Goranit: Ku janë dallimet me PDK-në? – Haziri: Gjithçka!
Share on Facebook

Një debat i ashpër është zhvilluar në emisionin “Forum” në DTV Media mes nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, dhe analistit politik Dukagjin Gorani.

Në qendër të diskutimit ishte çështja e dallimeve politike ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me Goranin që e sfidoi Hazirin të shpjegonte se ku qëndrojnë këto dallime.

Kur Gorani e pyeti se cilat janë dallimet mes dy partive, Haziri u përgjigj shkurt: “Gjithçka!”.

Por analisti Gorani kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se në realitet LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë ndonjë dallim të madh, sidomos duke pasur parasysh periudhat e gjata të bashkëqeverisjes mes tyre.

Haziri këmbënguli se dallimet ekzistojnë në shumë fusha, duke përmendur Ligjin për Dhomat e Specializuara në Hagë, politikat në arsim, siguri dhe drejtësi.

Gjatë debatit, Haziri tha se LDK-ja ka bashkëqeverisur me PDK-në për një periudhë të gjatë, teksa foli për periudhat e bashkëpunimit dhe arsyet pse ky partneritet politik përfundoi.

Ai përmendi edhe zhvillimet e vitit 2017, kur partneriteti mes dy partive u prish pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së drejtuar nga Isa Mustafa. Mocioni u iniciua nga Nisma për Kosovën dhe u mbështet edhe nga deputetët e PDK-së, pavarësisht se kjo parti ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Debati mes Hazirit dhe Goranit u përqendrua pikërisht në pyetjen se sa reale janë dallimet politike mes LDK-së dhe PDK-së, kur të dyja partitë kanë ndarë pushtetin në disa periudha të rëndësishme të historisë politike të Kosovës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 175)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com