DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përplasje mes PDK-së e LVV-së në KQZ, kërkohet krijimi i komisionit që heton rastet e dyshuara

25 Shkurt 2025
A A
Përplasje mes PDK-së e LVV-së në KQZ, kërkohet krijimi i komisionit që heton rastet e dyshuara
Share on Facebook

Ilir Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e së martës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka kërkuar që të krijohet një komision për të hetuar disa raste të dyshuara gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se duhet të trajtohet një rast në Gjakovë, një në Mitrovicë, në QKUK e të verifikohen votat “ e dyfishta” nga diaspora.

“Duhet trajtuar disa çështje që kanë ndodhur. Kërkoj nga ju që ta bëjë një komision për të hetuar edhe kutinë në Gjakovë, për të cilën është thënë se ka qarkulluar ‘treni bullgar’, ajo kuti është numëruar. Kërkoj që të largohet nga rezultati deri në përfundim të hetimit. Kemi një problem edhe me kutinë në Mitrovicë edhe kjo duhet të trajtohet. Po ashtu edhe sa i përket çështjes së verifikimit të votave të diasporës, të hetohen votat e dyfishta. Duhet të hetohet nëse janë persona që vetë e kanë bërë atë apo ka mundur edhe dikush që ta bëjë për ta për herë të dytë. Të gjitha verifikimet e votimit të dyfishtë nga ana e qytetarëve të cilët ose vetë e kanë keqpërdorur ose e ka keqpërdor dikush tjetër. Votimi në QKUK ka vazhduar deri në ora 11. ZRPZ-ja ka dërguar ekipin pas mbylljes së votimeve. Të hetohet edhe kjo kuti”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, pa një hetim të plotë të këtyre katër çështjeve nuk do të duhej të bëhej numërimi i tyre.

Alban Krasniqi që përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje në këtë institucion e ka akuzuar Gashin për teori dhe deklarata që e dëmtojnë KQZ-në si institucion.

“Komplet i njëanshëm dhe politik e joprofesional. Për kutinë në Gjakovë organet veç janë duke u ndërmarrë. Natyrisht që numërimi është dashur të ndodhë dhe me u pa një gjendje reale. Sa i përket rastit të Mitrovicës… ata kanë dërguar një raport mbi këtë kuti dhe përveç problemeve teknike asnjë problem tjetër nuk është raportuar. Natyrisht që çdo proces zgjedhor ka gabime teknike dhe është KQZ-ja ajo që duhet t’i marrë të gjitha veprimet. Nuk është e shëndetshme të dilet kështu befas me teori dhe lloj deklaratash që më shumë e dëmtojnë institucionin se diçka tjetër”, ka thënë ai.

Përplasja mes tyre ka vazhduar me Gashin, i cili ka thënë se duhet të dihet se çfarë ka ndodhur në këto raste, në të kundërtën duhet ankuar në PZAP.

“Duhet të merren njerëzit në përgjegjësi dhe nuk janë kryer punën si duhet. Ligji e cakton se kur hapen vendvotimet e kur mbyllen, nuk mund të votosh në orën 12:00 të natës. Ne vetë duhet t’i hetojmë këto raste para se t’i hetojë dikush tjetër. Nuk mund t’i lëmë të rrjedhin sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kjo është pse po kërkoj. Nuk është çështja këtu për ta cenuar integritetin e institucionit, pikërisht është për me mbrojt institucionin”, ka shtuar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 546)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 557)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com