DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përplasje në “Forum”/ Shabiu e quan Kurtin “lojtar politik”, Pantina “kjo nuk është lojë futbolli”

8 Tetor 2026
A A
Përplasje në “Forum”/ Shabiu e quan Kurtin “lojtar politik”, Pantina “kjo nuk është lojë futbolli”
Share on Facebook

Analisti Besnik Shabiu dhe anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, janë përplasur në një debat në emisionin “Forum” në DTV lidhur me zhvillimet politike dhe rolin e Albin Kurtit në skenën politike të Kosovës.

Gjatë debatit, Shabiu tha se kryeministri Albin Kurti është një “lojtar politik” dhe se, sipas tij, ai po zhvillon lojën e tij politike.

“Albin Kurti është vetëm lojtar politik, ai po e bën lojën e tij politike”, ka thënë Shabiu.

Ndërkaq, Pantina iu kundërpërgjigj duke thënë se politika nuk mund të trajtohet sikurse një lojë futbolli, pasi vendimet e politikanëve ndikojnë drejtpërdrejt te qytetarët.

“Kjo nuk është lojë futbolli”, tha Pantina, duke argumentuar se politikanët duhet të marrin vendime në interes të popullit dhe jo vetëm për interesat e tyre, edhe pse, sipas saj, ata përfitojnë nga politika.

Në vijim të debatit, Shabiu e pyeti Pantinën nëse Albin Kurti ka faj që nuk është zgjedhur presidenti i propozuar nga LDK-ja.

Pantina u përgjigj shkurt: “Po.”

Debati mes tyre vijoi me qëndrime të ndryshme rreth përgjegjësisë politike dhe mënyrës se si partitë duhet të veprojnë në raport me institucionet dhe interesin publik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 018)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com