DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përurohen fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës, Kurti: Do të ketë ujë të pastër

19 Qershor 2025
A A
Përurohen fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës, Kurti: Do të ketë ujë të pastër
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, Dri Cena dhe Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përuruan sot ndërtimin e fundërruesit për sistemin e ujit të pijshëm në Komunën e Klinës, që kishte nisur punimet më 7 nëntor 2023.

Me një vlerë totale mbi një milionë euro, projekti për ndërtimin e fundërruesit është në kuadër të Programit të Performancës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai është bashkëfinancimi ndërmjet këtë Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrisë së Ekonomisë, Komunës së Klinës dhe KRU “Hidrodrinit”, i siguron ujë të pijshëm 10 mijë banorëve të kësaj komune.

“Ky është një lajm shumë i mirë për banorët e kësaj komune, që i ka gjashtë lumenj, por i ka munguar uji i pijes në masë të konsiderueshme” u shpreh kryeministri. Ai shtoi se në këtë mënyrë, bashkërisht ne të gjithë e shpaguajmë një pjesë të borxhit që kemi për qytetarët, banorët e komunës, në mënyrë që ata të kenë jetë të shëndetshme e të dinjitetshme.

Gjatë këtij përurimi, ai theksoi se projektet e këtilla do të vazhdojnë edhe më tutje, meqenëse infrastruktura nuk përfshinë vetëm investimet rrugore, por edhe ato në ujësjellës, kanalizim dhe energji.

Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me rastin e këtij përurimi falënderoi ministren Rizvanolli dhe ministrin Krasniqi për mbështetjen ndaj Kompanisë Rajonale “Hidrodrini”. Ai tha se pret që brenda pak ditësh, në bazë të monitorimit që do të bëhet nga laboratori i Hidrodrinit dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, do të mund t’i informojnë qytetarët se mund të pinë ujin nga krojet që rrjedhin prej fundërruesit dhe fabrikës së trajtimit të ujit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 136)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com