DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pacientët në QKMF-në e Prizrenit, arrest shtëpiak për dy zyrtarët

4 Gusht 2026
A A
Përvetësuan mbi 2 mijë euro nga pacientët në QKMF-në e Prizrenit, arrest shtëpiak për dy zyrtarët
Share on Facebook

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji ndaj të pandehurve Xh.B. dhe B.R., të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Përvetësimi në detyrë në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi”.

Masa do të zgjasë deri më 3 shtator 2026.

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, të pandehurit e kanë të ndaluar të largohen nga vendbanimi pa lejen e gjykatës dhe nuk guxojnë të kontaktojnë me persona me të cilët nuk jetojnë apo nuk janë të varur prej tyre. Nëse e shkelin këtë masë, ndaj tyre do të cakohet masa e paraburgimit. Zbatimi i arrestit shtëpiak do të mbikëqyret nga Stacioni Policor, i cili ka të drejtë të bëjë verifikime në çdo kohë.

Nga provat e grumbulluara deri më tani, existon dyshimi i bazuar se të pandehurit, gjatë ndërrimeve të natës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, kanë përvetësuar paratë e arkëtuara nga pacientët për shërbimet e marra shëndetësore.

Përvetësimi i mjeteve ka ndodhur në dy periudha kohore: Gusht – Nëntor 2024 Shkurt – Dhjetor 2025.

Sipas hetimeve të deritanishme, i dyshuari Xh.B. ka përvetësuar shumën prej 1,250 eurove, ndërsa i dyshuari B.R. ka përvetësuar 1,032 euro. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga kjo veprimtari e kundërligjshme llogaritet të jetë 2,282 euro.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 782)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 376)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com