DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë të arrestuar për përleshje fizike të 20 qershorit në Shtime

22 Qershor 2025
A A
Dyshohej për shitje të paautorizuar të armëve, arrestohet një person në Skenderaj
Share on Facebook

Më 20 qershor rreth orës 23:00, në rrugën “Skënder Salihu” në Shtime ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, ku dyshohet se janë përdorur mjete të forta dhe një thikë. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit rajonalë nga Sektori i Hetimeve Rajonale në bashkëpunim me njësitet policore në Shtime, të autorizuar nga prokurori kujdestar, më 21.06.2025 kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe rreth orës 22:40 kanë arrestuar pesë persona të dyshuar: A. M. (19 vjeç), Sh. R. (19 vjeç), E. S. (18 vjeç), A. M. (17 vjeç) dhe L. M. (17 vjeç).

Sipas hetimeve paraprake, mes palëve kishte pasur konflikte të mëhershme, ndërsa përleshja ka ndodhur pas një fjalosjeje gjatë lëvizjes me veturë në të njëjtën rrugë.

Tre të dyshuar (A. M., Sh. R. dhe E. S.) janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rasti është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë dhe për çdo zhvillim tjetër do të jeni të informuar me kohë”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com