DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë të vrarë për tri javë në Gjilan

1 Nëntor 2026
A A
Policia për vrasjen e dyfishtë në Malishevë: Viktimat u dërguan në QMF në Kijevë, mjekët konstatuan vdekjen
Share on Facebook

Pesë persona kanë humbur jetën në tri raste të ndara të vrasjeve në rajonin e Gjilanit, brenda një periudhe prej vetëm tri javësh. Dy raste të rënda të vrasjeve të dyfishta dhe një vrasje tjetër kanë tronditur këtë rajon gjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit.

Rasti i parë u regjistrua më 11 tetor në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku u vranë dy vëlla e motër, Nafije dhe Egzon Bogujevci.

I dyshuar për vrasjen e tyre është Valon Ramushi, bashkëshorti i Nafijes. Në të njëjtin rast, një person tjetër, i raportuar si i afërm i viktimave, mbeti i plagosur rëndë dhe u trajtua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ramushi u dorëzua në Polici, ndërsa si motiv i dyshuar i rastit u përmend xhelozia.

Po atë ditë, në Pogragjë të Gjilanit, u vra edhe 29-vjeçari Bajram Arifi. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, ndërsa vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

I dyshuar për këtë vrasje është babai i viktimës, Remzi Arifi, i cili njihej për Policinë dhe dyshohej se ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Suzuki. Motivi i vrasjes nuk ishte bërë i ditur dhe rasti mbeti nën hetim.

Rasti më i fundit u regjistrua të dielën, më 1 nëntor, në fshatin Demiraj të Gjilanit. Në një shtëpi u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe foshnja e tij tre muajshe.

Për këtë rast është arrestuar babai 65-vjeçar i të riut, i cili dyshohet për përfshirje në vrasjen e tyre. Policia bëri të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda familjes. I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Me rastin në Demiraj, numri i viktimave nga tri ngjarjet e rënda në rajonin e Gjilanit ka arritur në pesë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com