DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pesë vjet burgim për Jeton Mehmetin, akuzohej se mashtroi 24 persona dhe përfitoi rreth 2 milionë euro

3 Shtator 2026
A A
Pesë vjet burgim për Jeton Mehmetin, akuzohej se mashtroi 24 persona dhe përfitoi rreth 2 milionë euro
Share on Facebook

Jeton Mehmeti është dënuar me pesë vjet burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi është shpallur fajtor për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktgjykimit, Mehmeti do ta vuajë dënimin me burgim pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa gjobën prej 1 mijë e 500 eurosh duhet ta paguajë brenda 90 ditësh nga plotfuqishmëria e tij.

Rasti ka të bëjë me mashtrimin e 24 personave, ndërsa Mehmeti ishte arrestuar më 19 mars 2024, nën dyshimin se gjatë periudhës nga viti 2021 deri në korrik të vitit 2023 kishte përfituar rreth dy milionë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Mehmeti, përmes paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dyshohet se i kishte vënë në lajthim të dëmtuarit dhe i kishte nxitur ata të kryenin veprime që u kishin shkaktuar dëm material.

Në aktakuzë thuhet se, në kohën kur ishte distributor i shitjes me pakicë për kompaninë “Tobakos” SH.P.K., me seli në Prishtinë, Mehmeti u kishte kërkuar të dëmtuarve para për blerjen e duhanit “Trocadero”, duke u premtuar se në të ardhmen do të përfitonin bonuse.

Në njoftimin për arrestimin e tij, Prokuroria kishte bërë të ditur se Mehmeti dyshohej se kishte mashtruar qytetarë të ndryshëm me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 347)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (494)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com