DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Plagosje në Prizren, Policia jep detaje: Pas fjalosjes mes katër personave, i dyshuari qëlloi drejt veturës

23 Korrik 2026
A A
Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?
Share on Facebook

Gazeta raportoi për një plagosje që ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren, ku një person përfundoi në spital.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën “Liman Shala”.

Sipas informacioneve të para, incidentit i ka paraprirë një fjalosje mes një personi të dyshuar dhe tre personave të tjerë.

“Pas përplasjes verbale, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit të palës tjetër, duke plagosur njërin prej personave të përfshirë”.

“I lënduari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Policia ka bërë të ditur se të gjithë personat e përfshirë në incident janë identifikuar. Përveç të plagosurit, personat e tjerë janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë nisur grumbullimin e provave dhe sigurimin e dëshmive materiale.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com