DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari

28 Prill 2026
A A
“Po e zgjedhim karate presidentin” – Si tentoi ta arsyetojë deputeti i VV-së mesazhin skandaloz që iu zu nga gazetari
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bardiqi, i cili u kap “mat” nga kamerat duke shkruar se Presidenti do të zgjidhej me “karate”, ka thyer heshtjen, shkruan Insajderi.

Në një sqarim që duket sa i habitshëm aq edhe i sforcuar, Bardiqi ka pretenduar se e gjithë biseda ishte nxjerrë nga konteksti dhe lidhej me një ftesë për ditëlindje.

Bardiqi u shpreh se seancat e gjata e kishin privuar nga aktivitetet private dhe se mesazhi ishte pjesë e një komunikimi me miqtë për një festë ku nuk po mund të merrte pjesë.

 

“Kam qenë i ftuar para 2-3 jave në një ditëlindje dhe kam shkruar se nuk mund të vij… Përdorimi i shkurtesave në komunikime është një formë ku shpërqendrohesh, por për të mos u shpërqendruar në seancë. Ndoshta kam përdorur zhargon jo popullor, por privat. Konsideroj që është cenim i privatësisë”, deklaroi Bardiqi.

Përkundër faktit që në fotografi shihej qartë fjalia: “Po e zgjedhim ‘karate’, pastaj të shohim çfarë thotë Kushtetuesja”, deputeti i VV-së insiston se kjo nuk nënkuptonte një plan për të sfiduar aktin më të lartë juridik.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 135)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com