DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Po përgatitemi për zgjedhje”/ Dardan Sejdiu analizon lëvizjet e Kurtit

1 Tetor 2026
A A
“Po përgatitemi për zgjedhje”/ Dardan Sejdiu analizon lëvizjet e Kurtit
Share on Facebook

Analisti politik Dardan Sejdiu, në emisionin “Forum” të DTV Media, ka komentuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti dhe të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Sejdiu tha se, sipas tij, Kosova po hyn në një periudhë përgatitjesh për zgjedhje, ndërsa mënyra se si Kurti e ka trajtuar aktgjykimin e Speciales i jep atij një pozicion që, në këndvështrimin e analistit, mund të jetë interesant në aspektin elektoral.

“Jemi duke u bërë gati për zgjedhje dhe pozicioni i Kurtit është i tillë. Mënyra si e ka trajtuar Kurti këtë verdikt të Gjykatës Speciale, të LVV-së dhe qeverisë, më tregon që jemi në një situatë ku Kurti po merr një pozicion që elektoralisht është interesant”, u shpreh Sejdiu.

Sipas tij, Kurti nuk po paraqitet si kundërshtar i ligjit të propozuar, por po shfaq gatishmëri për ta trajtuar atë.

Në të njëjtën kohë, Sejdiu tha se deklarata e Kurtit gjatë ditës së sotme, në raport me aktgjykimin dhe bashkësinë ndërkombëtare, e paraqet atë si një figurë që po mundohet të mbajë një qasje racionale.

“Me deklaratën e tij sot, ai po e luan një figurë racionale, së paku karshi bashkësisë ndërkombëtare”, tha Sejdiu.

Deklaratat e analistit u bënë në emisionin “Forum” të DTV Media, në një kohë kur në Kosovë po zhvillohen protesta dhe diskutime të shumta politike lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com