DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Po përgatiteshim t’ia festonim ditëlindjen”, miku i Qosjes emocionon me fjalët për akademikun

23 Prill 2026
A A
“Po përgatiteshim t’ia festonim ditëlindjen”, miku i Qosjes emocionon me fjalët për akademikun
Share on Facebook

Akademiku Rexhep Qosja u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare. Për të ka folur miku i tij, botuesi Fatmir Toçi i cili ndër të tjera tha se vdekja e akademikut është një dhimbje shumë e madhe.

Ai zbuloi se me Qosjen u takua pak ditë para se të shtrohej në spital.

“Lidhja jonë erdhi nëpërmjet letërsisë gati tre dekada më përpara, por u bë shumë e fortë. Një lidhje miqësore, një lidhje familjare… Ne ishim si anëtarë të familjes së tij. E kam takuar për herë të fundit pak ditë para se të shtrohej në spital, para 2-3 javësh. E takova në shtëpinë e tij, në një gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pasi ndërroi jetë edhe një prej vajzave të tij, të cilën ai e përjetoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe unë mendoj që ndoshta në gjendjen e tij shpirtërore dhe shëndetësore mund të ketë ndikuar dhe kjo ngjarje për humbjen e parakohshme të një prej vajzave të tij”, u shpreh Toçi.

Toçi gjithashtu tregoi se ishin në përgatitje për t’ia festuar ditëlindjen e 90-të më 25 qershor për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në letërsinë shqipe.

“Profesor Rexhep Qosja, ashtu siç ishte i madh në dimensione të jashtëzakonshme gjatë jetës së tij, edhe në momentin e përcjelljes, në momentin e fundit të jetës e kishim menduar në këtë mënyrë, ky është një amanet i lënë kohë më parë. Amaneti i tij thelbësor ka qenë pikërisht ky: donte që ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit të bëhej vetëm nga familja e vogël dhe të prehej pranë bashkëshortës së tij, e cila ka ndërruar jetë para disa viteve. Marrëdhënia me bashkëshorten ka qenë jashtëzakonisht e fortë, një lidhje e jashtëzakonshme në çift përgjatë një jete të tërë të profesor Rexhepit. Në 25 qershor ne përgatiteshim për t’i festuar 90-vjetorin e lindjes, ashtu siç e meritonte për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në letërsinë shqipe, në fushën akademike, në shoqërinë shqiptare, në kulturën shqiptare, por edhe si një nga njerëzit më aktivë në çështjet e ditës, domethënë jo si shumë intelektualë që presin të precipitojnë gjërat dhe pastaj të mbajnë qëndrimet e tyre. Rexhepi ka qenë pararojë i të gjithë zhvillimeve politike, kulturore, shoqërore, shqiptare dhe me zërin e tij ka qenë një kontribut i jashtëzakonshëm ndoshta dhe për orientimin e botës shqiptare në një periudhë të vështirë siç ishin ngjarjet në Kosovë, ngjarjet në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë Shqipërinë pas viteve ‘90 deri më sot”, shtoi Toçi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 527)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 727)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (307)
  • TV (68)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com