DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Polica jep detaje për aksionin e sotëm në 25 lokacione, u mbështet nga Europoli

24 Shtator 2025
A A
Polica jep detaje për aksionin e sotëm në 25 lokacione, u mbështet nga Europoli
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin që ka zhvilluar sot.

Sipas njoftimit ky operacion është bërë  me urdhër  nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Ky aksion, i koduar me emrin “Qielli i Thyer”, është realizuar në 25 lokacione të ndryshme, ku si rezultat janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave.”, thuhet në njoftim.

njoftim.

Sipas policisë të pandehurit, dyshohet se kanë përdorur aplikacionin e njohur për komunikim të enkriptuar “SkyECC” për të organizuar aktivitetet e tyre kriminale.

“Gjatë realizimit të urdhër kontrollit në këto lokacione është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: 638 gramë substancë narkotike e dyshuar si kokainë; Një ( 1 ) peshore për matjen e lëndëve narkotike; 11,065 euro para të gatshme;  34 automjete; Shtatë (7) armë zjarri; Dokumente personale me identitet të rremë; Pajisje elektronike; Dokumentacion i ndryshëm pronësor dhe financiar.”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se operacioni është mbështetur nga një bashkëpunim i ngushtë ndërkombëtar, përmes shkëmbimit të të dhënave me autoritetet belge, franceze, holandeze dhe agjencinë europiane Europol, duke siguruar koordinim të plotë ndërkufitar.

“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në luftimin e krimit  të organizuar, duke synuar jo vetëm parandalimin, por edhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cenojnë ligjin dhe rendin.”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 011)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com