DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia del me reagim pas eskalimit të protestës

5 Tetor 2026
A A
Policia del me reagim pas eskalimit të protestës
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e zhvilluar të hënën përreth objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës ka vazhduar edhe gjatë orëve të mbrëmjes, duke bërë që situata të tensionohet.

Sipas Policisë, protestuesit kanë hedhur vazhdimisht gjësende të ndryshme, mjete piroteknike dhe fishekzjarre në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia thotë se protestuesit kanë tentuar gjithashtu të pengojnë daljen e deputetëve dhe personaliteteve nga ndërtesa e Kuvendit, ndërsa disa prej tyre janë detyruar të kthehen sërish brenda.

Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës u kanë bërë thirrje vazhdimisht pjesëmarrësve që të protestojnë në mënyrë të qetë, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Përderisa protesta vazhdonte të mbahej pranë objekteve shtetërore, një grup i caktuar i personave në protestë, në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e ligjit për Specialen, në vazhdimësi kanë hedhur gjësende të ndryshme, mjete piroteknike e fishekzjarre drejt objekteve shtetërore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas autoriteteve policore, për shkak të hedhjes së vazhdueshme të mjeteve piroteknike, pengimit të qarkullimit dhe rrezikut për dëmtimin e objekteve shtetërore, zyrtarët policorë janë detyruar të ndërmarrin masa për vënien e situatës nën kontroll.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, duke thënë se kjo është bërë për të mundësuar daljen e deputetëve dhe personave të tjerë nga Kuvendi dhe për të rikthyer rendin publik.

Situata është përshkallëzuar edhe me djegien e disa kontejnerëve të mbeturinave dhe ndezjen e zjarreve në rrugë. Sipas Policisë, këto veprime kanë shkaktuar dëme materiale.

Megjithatë, Policia ka bërë të ditur se deri në momentin e publikimit të njoftimit nuk është raportuar për ndonjë lëndim serioz të personave.

Policia e Kosovës ka theksuar se njeh të drejtën e qytetarëve për protestë dhe shprehje të pakënaqësive në mënyrë paqësore dhe demokratike, ndërsa ka apeluar te protestuesit që të respektojnë ligjin, të mos dëmtojnë pronën publike dhe të mos pengojnë lirinë e lëvizjes.

Sipas Policisë, përderisa protesta vazhdon, njësitet policore do të mbeten në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e qytetarëve dhe objekteve shtetërore, si dhe për mbarëvajtjen e protestës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com