DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

24 Janar 2026
A A
Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Share on Facebook
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Joshevik, komuna e Zveçanit. Sipas njoftimit të Policisë, më 24 janar 2026, rreth orës 09:20, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative, u zhvillua kontrolli i shtëpisë, ku u gjetën: 1 armë automatike AK-47 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe 10 karikatorë të zbrazët 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë 84 copë fishekë për pushkë automatike 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike 1 rrip për fishekë 2 granata dore M50 Pajisje për pastrimin e armëve Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Policia bën të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar në lidhje me rastin. Në fund, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ndihmën e vazhdueshme, duke inkurajuar që çdo rast të dyshimtë ose veprim të kundërligjshëm të raportohet në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor. “Vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të sigurojmë një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim”, thuhet në njoftim.  
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 005)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com