DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia holandeze jep detaje: Dy protestues u arrestuan, një polic i plagosur lehtë

16 Shtator 2026
A A
Policia holandeze jep detaje: Dy protestues u arrestuan, një polic i plagosur lehtë
Share on Facebook

Dy protestues janë arrestuar sot nga policia holandeze në Hagë dhe një polic ka mbetur i plagosur, ka konfirmuar policia holandeze.

Dy personat u arrestuan për sjellje të pahijshme prishje të rendit publik.

Situata u tensionua mes mbështetësve të ish-krerëve të UÇK’së që sot u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndodhi sot në afërsi të objektit të gjykatës.

“Të mërkurën, më 16 shtator, për një kohë të shkurtër pati tensione pas përfundimit të një proteste në Malieveld të Hagës. Në kryqëzimin e Zuid-Hollandlaan me Koningskade, një grup protestuesish u përball me policinë. Si pasojë, një polic u lëndua. Dy persona u arrestuan. Rreth orës 12:00, pas përfundimit të një proteste të simpatizantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pati për pak kohë tensione”, tha policia holandeze për Express.

Ajo shtoi se protesta ishte paralajmëruar pranë Komunës së Hagës, ndërsa Malieveld ishte caktuar si lokacioni i protestës.

Pas përfundimit të protestës, policia holandeze tha se një pjesë e protestuesve tentoi, në kundërshtim me marrëveshjet paraprake, të lëvizte drejt Raamweg, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Për këtë nuk ishte dhënë leje. Ky ishte një nga skenarët që ishte parashikuar paraprakisht. Për të bllokuar kalimin drejt Raamweg, njësia policore e ndërhyrjes së shpejtë (Mobiele Eenheid) formoi një kordon. Kur një pjesë e protestuesve u përball me policinë, njësia ndërhyri dhe përdori forcën për t’i shpërndarë protestuesit”.

Policia tha se për një kohë të shkurtër u përdor edhe autoboti me ujë, si dhe spreji lotsjellës.

“Përmes ndërhyrjes së shpejtë dhe të vendosur, rendi u rivendos brenda një kohe të shkurtër”.

“Gjatë përballjes me një grup protestuesish dhe bllokimit të Raamëeg, një pjesë e protestuesve përdori dhunë ndaj policëve dhe mjeteve policore.

Nga pamjet e publikuara më herët të protestës në Hagë u panë dy protestues duke hipur mbi automjetin e polisë holandeze.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com