DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia jep detaje për arrestimin e shtetasit gjerman për 1 milion euro të sekuestruara në Merdare

24 Tetor 2026
A A
Arrestohet një shtetas i Turqisë pas sulmit ndaj dy zyrtarëve policorë
Share on Facebook

Policia ka njoftuar se shtetasi gjerman, i dyshuar për 1 milion euro të padeklaruara kur kishte hyrë në Kosovë nga Merdarja, është paraqitur dje për intervistim në Policinë e Kosovës.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje meqë pasi kishte pranuar se paratë e gjetura në automjetin e tij ishin të tijat, s’kishte arritur të dëshmonte prejardhjen e tyre.

Policia në raportin e saj 24-orësh e ka cilësuar veprën penale si “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”.

Më 24 shkurt 2026, në pikën kufitare në Merdarë, autoritetet zbuluan rreth 1 milion euro të fshehura brenda një automjeti tip Mercedes Sprinter me targa të Shqipërisë që po hynte nga Serbia.

Një skaner që i ishte dhuruar Kosovës nga SHBA kishte zbuluar paratë në automjetin që po kalonte nëpër pikë kufitare.

Raporti i policisë:

Gjermani – Kosovë 24.02.2026 – NN. Më 23.10.2026 në PSRK është paraqitur për intervistim i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë, për shkak se me 24.02.2026 në vendkalimin kufitar në Merdare në automjetin me targa të Shqipërisë në një hapësirë të modifikuar brenda në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar 1.000.000 (një milion) euro. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se paratë e konfiskuara kanë qenë të tij, por nuk ka arritur të dëshmojë prejardhjen e parave dhe lidhjen me personat e dyshuar që kanë bërë transportin e tyre. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 154)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com