Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Me autorizim të prokurorisë kompetente, policia ka publikuar kërkesën për ndihmë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Policia ka bërë të ditur se të gjithë ata që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit mund të kontaktojnë autoritetet në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet për zbardhjen e rastit.
