DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin për mbrojtje të afërt në bashkëpunim me Gjermaninë

11 Tetor 2026
A A
Policia Ushtarake e FSK-së përfundon kursin për mbrojtje të afërt në bashkëpunim me Gjermaninë
Share on Facebook
Policia Ushtarake e FSK-së ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes me Gjermaninë.

Sipas njoftimit të FSK-së, kursi është realizuar nga instruktorë të certifikuar të Policisë Ushtarake të FSK-së, në bashkëpunim me instruktorë të Policisë Ushtarake Gjermane, me qëllim të zbatimit të standardeve të larta profesionale dhe shkëmbimit të përvojave.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë avancuar aftësitë në qitje me armë, teknikat e vetëmbrojtjes, vozitjen emergjente, taktikat e lëvizjes dhe formacionet, si dhe përgatitjen fizike dhe psikologjike.
FSK-ja ka bërë të ditur se trajnimi është zhvilluar me kritere të larta përzgjedhjeje dhe kërkesa të shtuara profesionale, duke përfshirë edhe aktivitete praktike të përshtatura me detyrat dhe përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes së afërt.

Sipas njoftimit, përfundimi i kursit kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, ndërsa bashkëpunimi me palën gjermane dëshmon rëndësinë e partneritetit ndërkombëtar në ngritjen e standardeve të trajnimit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com