DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Policia zhvillon me sukses operacionin në Kamenicë, arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe

12 Qershor 2026
A A
Policia zhvillon me sukses operacionin në Kamenicë, arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka falënderuar institucionet e rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës për realizimin me sukses të një aksioni të rëndësishëm në territorin e komunës.

Sipas tij, pas një pune intensive dhe koordinimi ndërinstitucional, është përmbyllur me sukses një operacion i ndërmarrë ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar funksionimin e institucioneve lokale dhe kanë shkaktuar shqetësime në komunitet.

Kryetari Rahimaj ka bërë të ditur se në kuadër të këtij aksioni, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit e viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur disa objekte dhe më pas janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb, me inicialet N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

“Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ky aksion dëshmon përkushtimin e institucioneve tona në mbrojtjen e rendit, ligjit dhe interesit publik”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai ka theksuar se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pa dallim, si dhe të kontribuojë vazhdimisht në sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me institucionet kompetente.

Komuna e Kamenicës ka ritheksuar gatishmërinë e saj për të mbështetur çdo veprim institucional që synon forcimin e sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe funksionimit të rregullt të institucioneve në shërbim të qytetarëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 562)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 776)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (332)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com