DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

‘Postime me shkrime e këngë nacionaliste serbe’, Lushtaku i raporton rastet, deklaron se po prishet imazhi i familjes

13 Shkurt 2025
A A
‘Postime me shkrime e këngë nacionaliste serbe’, Lushtaku i raporton rastet, deklaron se po prishet imazhi i familjes
Share on Facebook

Gjatë fushatës zgjedhore por edhe në ditën e zgjedhjeve dhe më pas, rrjetet sociale janë mbushur me video të ndryshme, kryesisht nga militantë politikë, ku janë etiketuar politikanë të ndryshëm. Për një rast të tillë, Policia ka nisur një hetim në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Inicimi i rastit erdhi pas raportimit të kandidatit të PDK-së për deputet, Mërgim Lushtakut, i cili gjatë ditës së djeshme kërkoi ndihmë në Polici lidhur me disa postime të shpërndara në TikTok.

Lushaku ka raportuar se në video të ndryshme janë shfaqur fotografitë etij dhe të babait të tij, Sami Lushtakut, ku janë përdorur figura të ndryshme dhe simbole nacionaliste serbe.

“Këta janë djemtë e Radoiçiqit e kanë një siklet të madh që po i japin zor mos me fitu Albin Kurti”, “Kanë me metë me gishta në goje kur t’i konfiskohet pasuria…”, janë disa nga mbishkrimet e përdorura, që janë shoqëruar me këngë nacionaliste serbe, thonë tutje të njëjtat burime.

Në dëshminë e tij, burimet brenda Prokurorisë thonë se Lushtaku ka deklaruar se po prishet imazhi i tij dhe i familjes, e po ashtu ka shqetësim për sigurinë e familjes së tij.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit ” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 319)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com