DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja e Zvicrës: Mbështetja për Kosovën është e qëndrueshme – anëtarësimi në Këshillin e Evropës është çështje e shteteve anëtare

21 Maj 2025
A A
Presidentja e Zvicrës: Mbështetja për Kosovën është e qëndrueshme – anëtarësimi në Këshillin e Evropës është çështje e shteteve anëtare
Share on Facebook

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë për media pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur nëse vendi saj do të ndihmojë Kosovën në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, Keller-Sutter tha se ky është një vendim që i takon vetë shteteve anëtare, raporton Ekonomia Online.

Ajo theksoi se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është çështje e shteteve anëtare.

Presidentja zvicerane theksoi se Zvicra ka qenë historikisht mbështetëse e Kosovës në rrugën e saj drejt organizatave ndërkombëtare dhe në forcimin e shtetit të së drejtës.

Keller-Sutter nënvizoi se Zvicra mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

“Fakti që zoti Berset është zviceran luan një rol. Ne gjithashtu do të përfaqësojmë një organizatë. Por Zvicra e ka mbështetur gjithmonë Kosovën, organizatat multilaterale. Dhe gjithashtu në përgatitjet për rrugën drejt këtyre organizatave. Mendoj për bashkëpunimin në lidhje me demokracinë, paqen, sundimin e ligjit. Kjo është shumë e rëndësishme. Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm. Dhe sot kam theksuar gjithashtu që edhe Zvicra e mbështet që vendet e Ballkanit Perëndimor të duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Kjo nuk është çështje jonë. Kjo është gjithmonë çështje e brendshme dhe vendim i shteteve anëtare. Këto janë vendime sovrane. Por mendoj se ky zhvillim mbështet gjithashtu stabilitetin e rajonit”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 549)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 640)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com