DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja Osmani: Votimi i fshehtë lejohet, por duhet vendim i seancës paraprakisht

4 Korrik 2025
A A
Presidentja Osmani: Votimi i fshehtë lejohet, por duhet vendim i seancës paraprakisht
Share on Facebook

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sqaroi se sipas interpretimit të ekipit të saj ligjor dhe analizave të ekspertëve, votimi i fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit nuk përjashtohet si mundësi nga aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, por për ta zbatuar këtë formë votimi duhet një vendim i seancës plenare, raporton Ekonomia Online.

“Konstatimi i ekipit tim ligjor, me të cilin unë pajtohem, është që nëse lexohet në tërësi aktgjykimi, votimi i fshehtë nuk përjashtohet si mundësi, megjithatë kërkohet konsensusi i deputetëve. Kjo nënkupton që duhet të ketë votë, duhet të ketë vendim të seancës para se të shkohet te një mënyrë e tillë. Ky është interpretimi i ekipit tonë ligjor, por nuk do të thotë se të tjerët pajtohen me të. Ky është konstatimi i një analize disa ditore të këtij aktgjykimi nga një grup ekspertësh profesionistësh brenda e jashtë vendit, të cilët vazhdimisht më këshillojnë në këtë fushë – pra që lejohet si mundësi, por para se të shkojmë te një hap i tillë duhet patjetër të ketë vendim të seancës. Duhet të pyetet Kuvendi, deputetë a jeni pro një vendimi të tillë apo jo”, tha presidentja Osmani.

Ajo vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë që partia e parë ka të drejtë të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por edhe detyrimin për të siguruar shumicën parlamentare për zgjedhjen e tij.

“Ky aktgjykim e ka bërë të qartë që partia e parë e ka të drejtën që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Por njëkohësisht e ka detyrim që të krijojë shumicën parlamentare për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Kurse partitë e tjera e kanë detyrimin që të krijojnë shumicën parlamentare për nënkryetarët e tyre”, shtoi presidentja.

Duke folur për moskonstituimin e Kuvendit, presidentja Osmani paralajmëroi pasoja juridike nëse afati kushtetues prej 30 ditësh nuk respektohet.

Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh do të përbënte një nga shkeljet më të rënda që nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës.

“Është shumë me rëndësi, në këtë aktgjykim i jepet një rëndësi e madhe analizës se a po e kryejnë deputetët funksionin e tyre apo jo. Dhe është konstatim i aktgjykimit që në aspektin funksional deputetët nuk janë duke arritur që ta kryejnë funksionin e tyre. Në qoftë se ata nuk e kryejnë këtë funksion brenda 30 ditësh, që do të thotë konstituimin e Kuvendit dhe realizimin e detyrimit të tyre kushtetues që të jenë përfaqësues të popullit – sepse në Kushtetutën tonë populli është sovrani, por ky sovranitet shprehet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në Kuvend – dhe nëse ne nuk po mund ta ushtrojmë sovranitetin nga kapitulli 1 i Kushtetutës sepse populli nuk po mund të ushtrojë sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, kjo është një nga shkeljet më të rënda që nga dita kur Kushtetuta e Kosovës është miratuar,” u shpreh Presidentja, raporton EO.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com