DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve: Asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën

14 Tetor 2026
A A
Presidentja takon përfaqësueset e strehimoreve: Asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën
Share on Facebook

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për mbrojtjen e grave, sfidat me të cilat përballen strehimoret dhe mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet.

Gjatë takimit, Presidentja Shiroka-Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.

“Ajo theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu, gjatë takimit, Presidentja Shiroka-Pula shprehu interesimin për sfidat dhe nevojat konkrete me të cilat përballen strehimoret, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, me qëllim që shërbimet për gratë që përballen me dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.

Presidentja theksoi gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre, si dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale.

“Gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre, si dhe për adresimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale”, përfundon njoftimi i Presidencës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 182)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com