DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prishtina sot “marshon për liri”: Çka duhet të dinë qytetarët?

12 Shtator 2026
A A
Strasburgu, ndalesa e radhës në kërkesën për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share on Facebook

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të sigurisë për marshin solidarizues paqësor që mbahet sot në Prishtinë, ndërsa për shkak të lëvizjes së pjesëmarrësve do të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit.

Marshi do të nisë në orën 14:00 dhe do të zhvillohet në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

Sipas planifikimeve të Policisë, rrugët që do të bllokohen për qarkullim janë “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”. Varësisht nga nevojat operative, ndërprerje të përkohshme të qarkullimit mund të ketë edhe në rrugë të tjera.

Policia ka bërë të ditur se ka angazhuar njësi patrulluese të trafikut, të cilat do të kujdesen për riorientimin e qarkullimit në rrugët alternative, në rast nevoje.

“Policia e Kosovës, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e marshimeve të qeta dhe sipas detyrës zyrtare do të angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, në mënyrë që mbarëvajtja e marshit qytetar të kalojë qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që aktiviteti të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të sigurt.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 860)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com