DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria e Shtetit sqaron raportimet për “arrestime të zyrtarëve”

18 Tetor 2026
A A
Prokuroria e Shtetit sqaron raportimet për “arrestime të zyrtarëve”
Share on Facebook

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në media lidhur me pretendimet për arrestime të zyrtarëve, duke i cilësuar ato si informacione që kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë thirrje që për çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të përdoren vetëm informacionet zyrtare dhe të konfirmuara nga institucioni.

“Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për ‘arrestime të personave zyrtarë’, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike”, thuhet në deklaratë.

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga publiku dhe mediat që të shmangin informacionet që nuk janë zyrtare dhe të konfirmuara nga Prokuroria e Shtetit.

Institucioni ka theksuar se qytetarët mund të jenë të sigurt se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që për informacionet lidhur me veprimtarinë e Prokurorit të Shtetit t’u referohen burimeve zyrtare të institucionit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com