DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit e kapur me 3 kg marihuanë në Pestovë

13 Gusht 2026
A A
E rrahu partneren shtatzënë deri në humbje ndjenjash: Një gjykatë në Zvicër e dënon me 44 muaj burg kosovarin
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale L.B., F.S., dhe L.S., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale për kryerjen e veprave penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancancave psikotrope dhe analoge”, ndërkaq i pandehuri F.S., edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.

Sipas Prokurorisë, tre të pandehurit, dje rreth orës 16:00, në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, së bashku me dy automjetet e tyre, pa autorizim kanë transportuar substanca narkotike të llojit marihuanë, me qëllim shitjeje. Njëri automjet është drejtuar nga i pandehuri L.B., ndërsa automjeti tjetër është drejtuar nga i pandehuri L.S., me pasagjer të pandehurin F.S.

“Të njëjtit gjatë tentimit të policisë për ti ndaluar në rreth rrotullimin e fshatit Pestovë, godasin policinë dhe në tentim për të ikur shkaktojnë vet aksident në fshatin Pestovë, ku gjatë patrullimit të veturës gjendet një çantë brenda të cilës janë gjetur dhe sekuestruar tre kilogramë e tetëmbëdhjetë (3018) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë e cila është sekuestruar”, thotë Prokuroria.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 669)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (25 338)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (177)
  • Shpallje (1)
  • Sport (407)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com