DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të narkotikëve

8 Maj 2025
A A
Prokuroria në Ferizaj kërkon paraburgim për të dyshuarin për shitblerje të narkotikëve
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata cakimin e masës së paraburgimit ndaj L.H. nga Prishtina për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më datë 07.05.2025, rreth orës 15:40, në fshatinBibaj, Komuna Ferizaj, konkretisht në dalje të autostradës Ferizaj-Prishtinë, i pandehuri pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substanca narkotike të llojit marihuanë në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ishte pasagjer në veturën “Tiguan”, të cilën e drejtonte F.H., dhe atë pasi që ishin ndalur në hyrje të autostradës në fshatin Bibaj, konkretisht në pushimore, në momentin që vëren zyrtarët policor i pandehuri hedh në tokë dy qese me substancë narkotike marihuanë të mbështjellura në foli alumini me pesha 99.2 gram dhe 98.9 gram ndërkaq pas kontrollit tek i njëjti gjendet edhe një cigare me substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 0.5 gram, kurse nën dyshimin se i njëjti posedon sasi tjera narkotike është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën ku jeton në Prishtinë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1460 gram, foli alumini, peshore e tipit “Avec”, foli najloni, të cilat dyshohet se kanë qenë të destinuara për paketimin dhe ndarjen e substancës narkotike me qëllim të shitjes, si dhe para të gatshme në kartëmonedha 7×100 euro, 38×50 euro, 22×20 euro, 17×10 euro dhe 11×5 euro , në total tremijë e dyqind e gjashtëdhjetë e pesë (3265) euro, të cilat janë sekuestruar nga policia, me çka ka për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së”.

I dyshuari që nga 7 maji gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 561)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 734)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (155)
  • Shpallje (1)
  • Sport (331)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com