DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për fajde në Prizren | Përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat, kërkonin prona me vlerë një milion euro

6 Nëntor 2026
A A
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për fajde në Prizren | Përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat, kërkonin prona me vlerë një milion euro
Share on Facebook

Një skemë e fajdesë dhe detyrimit, e cila dyshohet se kishte vepruar për vite me radhë në Prizren, ka marrë epilog në fazën e hetimeve. Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave nga familja Kaçinari, Eduart Kaçinari dhe Anton Kaçinari. Të dy ngarkohen me veprën penale të fajdesë, ndërsa ndaj Eduart Kaçinarit rëndon edhe akuza për veprën penale të detyrimit.

Sipas dosjes së Prokurorisë, që më heret ka raportuaar Insajderi, ngjarja daton që nga viti 2021, kur i pandehuri Eduart Kaçinari dyshohet se ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës së parë, të identifikuar si B.Ç., duke i dhënë shuma të ndryshme parash nën kushte të marrëveshjeve me përfitime dukshëm joproporcionale. Si rezultat i kamatave të vendosura, vetëm në emër të tyre, i pandehuri dyshohet se kishte përfituar mbi 400 mijë euro nga viktima.

Megjithatë, presioni ndaj të dëmtuarit nuk ishte kufizuar vetëm në përfitimet financiare.

Sipas Prokurorisë, Eduart Kaçinari dyshohet se e kishte mbajtur viktimën nën frikë dhe ankth të vazhdueshëm përmes kanosjeve serioze, duke e kërcënuar me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Këto kërcënime, sipas dosjes, kishin për qëllim sigurimin e pagesave të rregullta dhe pengimin e viktimës që rastin ta denonconte në organet e rendit.

Në pamundësi për t’i përballuar detyrimet e krijuara financiare, në këtë situatë ishte përfshirë edhe një viktimë e dytë, B.B., i cili kishte marrë para nga të pandehurit për t’i dalë në ndihmë viktimës së parë. Megjithatë, për shkak të rritjes së vazhdueshme të kamatave, borxhi i përgjithshëm dyshohet se kishte arritur në 550 mijë euro.

Kërkesat e të pandehurve dyshohet se kishin eskaluar deri në atë pikë saqë viktimës i kishin kërkuar që, në emër të kamatave të papaguara, t’ua kalonte në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë e tij, vlera e të cilave llogaritej në rreth një milion euro.

Më 11 mars 2026, nën presionin e vazhdueshëm, të pandehurit, së bashku me viktimat dhe familjarët e tyre, kishin shkuar fillimisht te një përmbarues privat, ndërsa më pas kishin nisur procedurat te noteri për transferimin e pronësisë së këtyre pasurive.

Megjithatë, këto veprime ishin ndërprerë pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, e cila kishte zbatuar masa të veçanta hetimore dhe kishte arrestuar të dyshuarit në flagrancë, gjatë zhvillimit të veprimeve procedurale.

Krahas veprave penale të fajdesë dhe detyrimit, Prokuroria i ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale të “Pastrimit të parave”. Gjatë aksionit janë lëshuar urdhra për ngrirjen e disa patundshmërive, ndërsa gjykatës i është propozuar konfiskimi i parave të gatshme, automjeteve, akteve noteriale dhe provave të tjera materiale që lidhen me veprimtarinë e dyshuar.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 294)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com