DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

14 Shtator 2026
A A
10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së
Share on Facebook

Gazetarja Rina Mujku ka bërë të ditur nga Haga se zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e katër të akuzuarve në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Mujku tha se Prokuroria po shqyrton se cilat janë në pronësi apo në emër të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

Ajo sqaroi se një procedurë e tillë, bazuar në praktikat e deritanishme të Dhomave të Specializuara, mund të lidhet me mundësinë e kompensimit të viktimave pas përfundimit të procesit gjyqësor.

“Një lajm që sapo e kemi marrë, në fakt është hera e dytë që ne e konfirmojmë ekskluzivisht, meqenëse jemi këtu dhe jemi shumë afër burimeve sesa atëherë pra kur kemi qenë në Kosovë, dhe kemi parë natyrisht e kemi biseduar edhe me zyrtarë të gjykatës tashmë, është hera e dytë që neve e kuptojmë se zyrtarë të Dhomave të Specializuara janë duke u interesuar për ët e katërshes së akuzuar në këtë rast. Kemi raportuar ekskluzivisht qysh në muajin prill të këtij viti, pasi ishte mbyllur ky rast, se Prokuroria po shikon edhe një herë se cilat ë janë në pronësi, pra në emër të të akuzuarve në këtë rast Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit”, deklaroi ajo.

Po ashtu, gazetarja Mujku tha se çështja nuk është lënë që të procedohet përmes gjykatave të rregullta të Kosovës, me padi civile të veçanta nga secila prej 156 viktimave, por që procedura të zhvillohet në kuadër të Dhomave të Specializuara.

“Është një procedurë e cila, pa dashur që të paragjykojmë për këtë proces meqenëse është një rast shumë i ndjeshëm, por duke folur vetëm me fakte dhe në praktikat e Gjykatës Speciale, sikurse ka ndodhur deri tash në rastin e Salih Mustafës dhe të Pjetër Shalës, kryhet vetëm për të shikuar se sa të ardhura dhe sa ë kanë katërshja e UÇK-së në rast se do të duhej që pas aktgjykimit të merret një vendim tjetër edhe për zhdëmtimin e viktimave”.

“Duke qenë se ky proces është vendosur qysh në nëntor të vitit 2025 që të shikohet dhe të merret një vendim për të, jo me shpalljen e aktgjykimit, por pas përfundimit të procesit gjë e cila ka ndodhur edhe në rastin e Calit dhe Shalës dhe po ashtu nuk është lënë që të shkohet dhe të procedohet tutje në gjykatat e rregullta të Kosovës, pra me padi civile të secilës prej 156 viktimave individualisht, por ky proces të kryhet po ashtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 017)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (185)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com