DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria Speciale jep detaje për intervistimin e Përparim Ramës

30 Tetor 2026
A A
Gjykata Supreme i reagon Përparim Ramës: Shmangni presionin, respektoni pavarësinë tonë
Share on Facebook

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është intervistuar sot në cilësinë e të pandehurit lidhur me projektin “Arkitekti i Qytetit”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

“Prokuroria Speciale ju njofton se personi me inicialet P.R. është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të veprimeve hetimore që Prokuroria është duke i zhvilluar në rastin penal “Arkitekti i Kryeqytetit”, lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

Pas intervistimit, Rama ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë, duke thënë se i takon këtij institucioni të hetojë nëse në projekt ka pasur shkelje ligjore.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe të tjera. Prandaj kam ardhë përkundër faktit që disa, si kryeministri, që nuk shkojnë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë, sepse kështu zhvillohet shteti demokratik”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se përgjegjësia e tij është zhvillimi i kryeqytetit, ndërsa Prokurorisë i takon të verifikojë nëse gjithçka është bërë në përputhje me legjislacionin.

“Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, ka deklaruar ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com