Pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur në 22,56 për qind deri në orën 15:00, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ndonëse në hyrje të klasëve janë të vendosura rregullat të cilat votuesit duhet t’iu binden gjatë procesit të votimit, deri më tani janë paraqitur disa parregullësi, siç është fotografimi i votës.
Për këtë është deklaruar prokurorja, Laura Pula.
Siç tha ajo fotogorafimi i votës në kabinë nuk konsiderohet si një lloj shkeljeje, por nëse e njëjta publikohet në rrjete sociale.

