DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Protesta para Kuvendit vazhdon edhe sot, pritet pjesëmarrje e madhe

6 Tetor 2026
A A
Protesta para Kuvendit vazhdon edhe sot, pritet pjesëmarrje e madhe
Share on Facebook

Protestat para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë edhe sot, ndërsa qytetarë të shumtë pritet t’i bashkohen tubimit për të kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Tubimi është paralajmëruar të nisë nga ora 09:00.

Një ditë më parë, protesta u shoqërua me tensione të shumta, përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës, si dhe përdorim të mjeteve për shpërndarjen e turmës.

Situata u tensionua pas shtimit të prezencës policore, ndërsa gjatë protestës u përdorën gaz lotsjellës dhe topa uji. Në disa momente pati përleshje mes protestuesve dhe policisë, ku u raportuan edhe persona të lënduar.

Po ashtu, pati edhe arrestime. Në mesin e personave të ndaluar ishte edhe djali i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas të dhënave të bëra publike pas protestës, 14 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në mesin e të lënduarve kishte edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të përleshjeve, protestuesit u rikthyen në sheshin “Skënderbeu”, aty ku prej 21 ditësh po zhvillohet protesta me moton “Jo në emrin tim”.

Megjithëse nata e djeshme u mbyll me shpërndarjen e protestuesve, ata kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 200)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com