DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë

28 Tetor 2026
A A
Protesta para Ministrisë së Arsimit, arrestohen dy persona në Tiranë
Share on Facebook

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas protestës së zhvilluar më 27 tetor përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku dyshohet se kundërshtuan punonjësit e Policisë, hodhën sende të forta dhe dogjën kazanë për mbeturina.

Në pranga kanë rënë një 49-vjeçare, me inicialet V. C., dhe një 27-vjeçar, me inicialet B. P., të arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3.

Sipas Policisë, gjatë protestës, dy të arrestuarit dyshohet se kanë hedhur sende të forta në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe kanë djegur kazanë për mbeturina. Si pasojë, është dëmtuar prona publike dhe është bllokuar qarkullimi në Rrugën e Durrësit.

Ndërkohë, nga verifikimet e mëtejshme, 27-vjeçari dyshohet se është autor i një vjedhjeje të kryer më 23 tetor, në rrugën “Abdi Toptani”. Sipas hetimeve paraprake, ai ka vjedhur kasën e një motomjeti në pronësi të shtetasit Xh. C., me vlerë rreth 1 mijë euro.

Materialet procedurale për të dy të arrestuarit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 776)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 064)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com