DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Protestat në Shqipëri, Lladrovci kërkon shtyrjen e ekskursionit të maturantëve të Drenasit

18 Tetor 2026
A A
Lladrovci: Asnjë kusht për Bedri Hamzën – unë kam qenë dhe mbetem PDK
Share on Facebook

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar që të shtyhet ekskursioni i maturantëve të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, për shkak të situatës së tensionuar në Shqipëri.

Në një shkrim drejtuar drejtorit, profesorëve dhe maturantëve, Lladrovci ka thënë se ekskursioni mund të mbahet më vonë, brenda këtij viti shkollor, kur të mos ketë rrezik për sigurinë e nxënësve.

Ai ka bërë të ditur se edhe prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

“Ju jeni krenaria jonë dhe nuk guxojmë të marrim vendime në dëm të jetës dhe sigurisë Tuaj. Provokimi nga turmat, apo dezinformatat për praninë tuaj mund të sjellin situata të rënda e mosmarrëveshje të padëshirueshme”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se maturantët mund të provokohen për shkak të ndjenjave të tyre atdhetare dhe të përfundojnë në situata të padëshiruara.

“Prania Juaj, me atdhetarizmin si traditë, fare lehtë mund të provokoheni dhe të bëheni pjesë e lajmeve të padëshirueshme. Në këtë rast, jeta dhe siguria Juaj për mua është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë”, ka shkruar ai.

“Jam thellë i bindur se ekskursioni Juaj është një ngjarje e paharrueshme për secilin nga ju, shto këtu emocionin e madh për të vizituar Shqipërinë”, ka shkruar Lladrovci.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 177)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com