DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Protestë për 1 Maj: Ngrihet zëri kundër padrejtësive ndaj punëtorëve

1 Maj 2025
A A
Protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, kryemesazhi: Asnjë cent më shumë!
Share on Facebook

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, Sindikata e Re e KEK-ut, Kolektivi Feminist, Qendra Sociale “Përpjekja” dhe aktivistë të pavarur, në bashkëpunim me sindikata të tjera, organizuan një marsh protestues në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Protesta u mbajt për të adresuar kushtet e vështira të punës, inflacionin dhe mungesën e të drejtave të punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, theksoi se protesta është e domosdoshme, për shkak të sfidave të shumta, me të cilat përballen punëtorët e sektorit energjetik.

“Sot jemi më 1 Maj, ditë simbolike që shënohet çdokund në botë me protesta. Kemi vendosur edhe ne, për arsye se kemi për çka të bëjmë protestë. Inflacioni i kohëve të fundit që lidhet me çmimin e energjisë elektrike dhe produktet varëse. Punëtorët e KEK-ut punojnë, sfidojnë, rrezikojnë jetë dhe vdesin 1 për qind e stafit si rezultat i sëmundjeve profesionale që ne dyshojmë që marrin gjatë procesit të punës e pasurohet KEDS-i në këtë rast. Korporata energjetike e Kosovës çmimin e energjisë elektrike e shet 29 euro e 50 centë që nga viti 2019 qe gjashtë vjet, ndërsa për KEDS-in është ngritur katër herë çmimi i energjisë elektrike. Si rezultat i kësaj, ne po punojmë, ata po bëhen milionerë. Për këtë arsye, kërkojmë ngritje të pagave, respektim të të drejtave ligjore”, tha Llumnica.

Nga ana tjetër, Anita Nitaj nga Kolektivi Feminist foli përr barrën shtesë që gratë mbajnë në shoqëri, duke theksuar pabarazinë gjinore dhe pasigurinë ekonomike, me të cilën ato përballen çdo ditë.

“Sot jemi mbledhur, jo vetëm për të kujtuar 1 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por edhe për të ngritur zërin kundër padrejtësive që vazhdojnë të na rëndojnë mbi supet çdo ditë. Gratë në këtë shoqëri punojnë dy herë: një herë në vendin e punës dhe pastaj në shtëpi, ku puna e tyre nuk njihet, nuk paguhet, nuk respektohet. Është një punë e heshtur, që mbahet mbi supet e tyre si një detyrë e natyrshme. Por sa herë që diskutohet ekonomia, gratë as nuk përmenden. Ndërkohë, paga minimale në Kosovë nuk është për të jetuar. Është për mbijetesë. Dhe shpesh nuk është e mjaftueshme as për këtë. Çdo muaj punëtorët përballen me zgjedhje të pamundura: të paguajnë qiranë apo të blejnë ilaçe? Të mbushin frigoriferin apo të paguajnë energjinë elektrike? Dhe kur ngrenë zërin, u thuhet se duhet të jenë mirënjohës që kanë një punë. Kjo nuk është punë . Ky është shfrytëzim. Në më pak se gjashtë muaj, dhjetë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës, jo nga një aksident, por nga neglizhenca, mungesa e kushteve dhe përbuzja për jetën e tyre”, tha Nitaj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 535)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 023)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (309)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com