DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pse Haxhiu është mollë sherri për konstituimin e Kuvendit?

24 Prill 2025
A A
Ndërprerja e seancës konstituive, Kuvendi del me njoftim
Share on Facebook

Emri i saj u hodh në votim tri herë, por Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në asnjërin rast nuk i mori 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare e Kosovës.

Haxhiu konsiderohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si figurë përçarëse, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) refuzon të votojë çdo emër të propozuar nga fituesja e zgjedhjeve parlamentare, LVV-ja.

A është Haxhiu pengesë apo pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?

Haxhiu nuk arriti të marrë më shumë se 57 vota të deputetëve në Kuvend. Të domosdoshme janë edhe votat e deputetëve të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që LVV-ja të propozojë një emër tjetër, që paraqet figurë unifikuese, në mënyrë që t’i marrë votat e deputetëve të tyre.

Qëndrimet e partive për Haxhiun

LVV-ja refuzon ta ndryshojë propozimin e saj, duke arsyetuar se Haxhiu është deputetja më e votuar në Kuvend, me 125 mijë vota.

“Pesha politike, legjitimiteti i zonjës Albulena Haxhiu për të qenë kryetare e Kuvendit është i pakontestueshëm”, u tha gazetarëve deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila, pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit, të mërkurën.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha të hënën se partia e tij nuk do ta votojë asnjëherë Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për shkak se “ajo është simbol i dështimit të Qeverisë në mandatin e kaluar katërvjeçar”.

“Krejt mandatin e ka pasur të përcjellë me skandale të ndryshme, prej zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, e deri të ulja e buxhetit për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë”, deklaroi Krasniqi.

Aktivisti i LVV-së, Dehari, u gjet i vdekur në një qeli burg në Prizren, në nëntorin e vitin 2016.

Në dhjetorin e vitit 2022, Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë, konfirmoi se mostrat e Deharit ishin zhdukur nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në vitin 2023, buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ishte mbi tetë milionë euro, ndërkaq, vitin e kaluar, më pak se 7 milionë euro.

AAK-ja ka sugjeruar dy emra të tjerë të LVV-së për kryeparlamentare: Saranda Bogujevcin dhe Shqipe Selimin. Kjo parti e ka cilësuar Haxhiun si politikane jounifikuese.

“Qasja që ka pasur zonja Haxhiu, gjuha që ka përdorur ndaj opozitës është konfliktuoze, kjo ka qenë arsyeja [për mosvotimin e saj nga AAK-ja]”, thotë për Radion Evropa e Lirë deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

Për dallim nga partitë tjera, LDK-ja ka thënë se nuk do ta votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja për kryetar të Kuvendit.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila nisi më 15 prill, është ndërprerë pesë herë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, ajo mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.

Pa zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të tij, procesi i konstituimit të këtij institucioni ligjvënës nuk konsiderohet i përmbyllur.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 834)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com