Doarsa Kica-Xhelili, ka folur për arsyet pse Lidhja Demokratike e Kosovës sipas saj nuk po arrin të marrë numrin e dëshiruar të votave në zgjedhje.
Në emisionin Jete o Jete me Jeton Zogjani, Kica-Xhelili tha se LDK-ja historikisht nuk ka bërë marketing të fuqishëm për ofertën e saj politike, pasi fokusi kryesor ka qenë përmbajtja dhe programi.
Ajo u shpreh se për javë e muaj të tërë janë angazhuar në hartimin e programeve politike dhe ideve konkrete për qytetarët, por sipas saj, dinamika e politikës ka ndryshuar dhe tashmë komunikimi publik kërkon ritëm më të shpejtë dhe më të drejtpërdrejtë me votuesit.
“Do të doja që qytetarët të votonin për programin politik”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se debatet dhe marketingu politik shpesh po marrin më shumë vëmendje sesa vetë përmbajtja e ofertave të partive
