DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Pse Ridvan Muharremi pati qasje në dokumentet sekrete, tregon ministrja Hajdari

14 Nëntor 2025
A A
Pse Ridvan Muharremi pati qasje në dokumentet sekrete, tregon ministrja Hajdari
Share on Facebook

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari e akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe zbulim të sekretit shtetëror, është pyetur edhe mbi arsyet se pse një afarist, ka pasur qasje në dokumentet e klasifikuara.

Sipas saj, e gjithë procedura është zhvilluar nën udhëzimet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

“Para se të krijojmë komunikime me operatorët ekonomikë, MINT ka konsultuar një institucion përkatës për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, në këtë rast AKI. Dhe në bazë të konsultimeve dhe rekomandimeve në AKI, kanë filluar dy procese. Një proces ka qenë që AKI nëse është situata shumë urgjente që të shkohet me procedurë të shpejtë me udhëzimet që i ka dhënë AKI, janë udhëzime sekrete që nuk mund t’i tregoj, pastaj, të filloni në procedurën më afatgjatë që duhet të konsolidohet pra të pajisen edhe ata zyrtarë, të departamentit për rezervën shtetërore që nuk kanë certifikatë të pajisjen në kohën 6 muajsh, sepse duhet një verifikim, një plotësim i pyetësorit, të sigurisë nga AKI, duhen shumë procese për t’u verifikuar dhe për të pajisur me certifikatë sigurie një zyrtar. Kanë qenë dy procese të ndara”, tha Hajdari të premten në konferencë për media.

Ajo shtoi se janë dhjetëra operatorë ekonomik që kanë qasje në dokumente të klasifikuara si sekrete.

“Asnjë operator ekonomik që ka pasur kontake komunikime, negocime me komisionin e Ministrisë për blerjen e rezervave, nuk ka guxuar të krijojë as grup në whatsapp, as unë as ata pa nënshkruar sipas udhëzimeve të AKI-së. Pra jemi sipas udhëzimeve të AKI-së për të mbrojtur dhe ruajtur sekretin shtetëror, janë plotësuar dokumentet nga këta operator dhe nuk është vetëm një për të cilin po aludoni, janë dhjetëra, janë shumë kontrata të klasifikuara sekret. Pra tregova që 30 fish më shumë është rritë rezerva shtetërore, kur nuk është konsoliduar”, deklaroi ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 651)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com