Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, 11 qershor 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizel) është 1.53 euro për litër, ndërsa për benzinën 1.40 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.68 euro për litër.
Ministria ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë deri në publikimin e vendimit të radhës.
Po ashtu, qytetarët mund të adresojnë ankesat e tyre lidhur me çmimet e derivateve në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
