DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija zbulon historinë emocionuese pas projektit

10 Tetor 2026
A A
Familja e Shpat Kasapit me reagim publik pas humbjes së parakohshme të artistit
Share on Facebook

Zëri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer te publiku përmes këngës së re “A je rahat pa mu”, një projekt që mbart një histori të veçantë dhe shumë emocione.

Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka bërë të ditur se e kishte ruajtur këngën për muaj të tërë, pasi nuk ndihej emocionalisht e gatshme ta ndante me publikun.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se gjithçka kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”. Sipas saj, këngëtari i kishte dërguar katër versione demo, duke i kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë.

Selvija kishte përzgjedhur pikërisht këngën që tashmë është publikuar, ndërsa plani ishte që ajo të lansohej gjatë qëndrimit të Shpatit në shtëpinë e famshme.

Por, pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, projekti mori një kuptim krejt tjetër.

Ajo ka treguar se rreth muajit mars ose prill, kënga i kishte mbërritur e përfunduar nga producenti Anton Prendi. Gjithashtu, ka falënderuar Arti Rec dhe Imperial B për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

Pas muajsh të tërë, Selvija ka gjetur forcën për ta ndarë këtë projekt me publikun, duke e cilësuar si një amanet të Shpatit.

“Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar ajo, duke shprehur dhimbjen që kjo këngë i sjell pas humbjes së bashkëshortit.

Përmes këtij publikimi, Selvija dëshiron që zëri i Shpatit të vazhdojë të jetojë dhe të mbetet gjithmonë në kujtesën e publikut.

Kështu, “A je rahat pa mu” vjen si një kujtim i veçantë për këngëtarin e ndjerë, duke i dhënë mundësinë publikut ta dëgjojë edhe një herë zërin e tij përmes muzikës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 755)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (29 228)
  • Opinione (61)
  • Showbiz (205)
  • Sport (479)
  • TV (115)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com