Një person është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë, pasi dyshohet se kishte publikuar në rrjetet sociale fotografi duke mbajtur një armë zjarri në dorë.
Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar lidhur me rastin. Gjatë deklarimit të tij, ai ka thënë se arma i përket një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
