DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Punëtorët e Eko Regjionit ia tërhoqën vërejtjen, 61-vjeçari i sulmoi me sprej – katër të lënduar në Prizren

27 Korrik 2026
A A
Punëtorët e Eko Regjionit ia tërhoqën vërejtjen, 61-vjeçari i sulmoi me sprej – katër të lënduar në Prizren
Share on Facebook

Një incident i rëndë është regjistruar mëngjesin e së dielës në Prizren, ku një qytetar dyshohet se sulmoi me sprej punëtorët e kompanisë Eko Regjioni, pasi ata i tërhoqën vërejtjen që mbeturinat t’i hidhte në kontejner dhe jo në rrugë.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari është R. P. 62 vjeçar.

Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në rrugën “Suzi Qelebi”, derisa ekipet e Eko Regjionit ishin duke pastruar hapësirat publike. Në atë moment, R. P. dyshohet se hodhi mbeturina në rrugë, ndërsa pasi punëtorët ia tërhoqën vërejtjen se ato duhet të hidheshin në kontejner, situata eskaloi.

Burimet thonë se i dyshuari fillimisht i ofendoi dhe i kërcënoi punëtorët, e më pas dyshohet se i sulmoi me sprej në sy. Gjatë incidentit u lënduan tre punëtorë të Eko Regjionit – B. K. 42 vjeçar, F. A. 44 vjeçar dhe F. B. 49 vjeçar. I lënduar mbeti edhe E. Sh. 55 vjeçar, një taksist që ndodhej pranë vendit të ngjarjes.

Të katër viktimave u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa R. P. është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa çështja që lidhet me pretendimet për nxitje të urrejtjes etnike do t’i referohet prokurorit kompetent për vlerësim.

Me vendim të Prokurorit, R.P. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 739)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (171)
  • Shpallje (1)
  • Sport (389)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com